Shtojca D

Rezultatet përfundimtare dhe kontrollet e qëndrueshmërisë

D.1 PK1/H1 — nevoja dhe alokimi

Verdikti: H1 mbështetet pjesërisht. Analiza kryesore tregon se vëllimi absolut i investimit lidhet fort me barrën absolute të nevojës, por kjo nuk përkthehet në një rregull të përgjithshëm ku bashkitë me intensitet relativisht më të lartë të problemit marrin sistematikisht më shumë investim për banor.

Shtresa e re granulare e prokurimeve e teston drejtpërdrejt përputhjen problem → lloj investimi. Regjistri përmban 37,500 procedura, prej të cilave 6,262 punë publike në 2015–2024; 4,914 kanë status fitues/kontratë dhe 4,758 hyjnë në analizën me ofertë fituese. Sinjali më i qartë specifik del në arsim për madhësinë e klasës 2019 dhe investimet arsimore 2020–2022 (ρ=0.315; ρ e peshës sektoriale=0.394; q≈0.015; Δρ bootstrap≈0.565, CI95% [0.244, 0.855]). Ky sinjal nuk është i qëndrueshëm në të gjitha snapshot-et dhe sektorët.

Për ujin dhe sanitacionin, barra absolute e Censusit 2011 lidhet pozitivisht me investimin sektorial 2023–2024, por lidhja me punët e tjera publike është edhe më e fortë dhe kontrolli për popullsinë/sipërfaqen e dobëson interpretimin specifik. Rrugët, ujitja dhe kullimi nuk japin një gradient pozitiv të qëndrueshëm.

D.2 PK2/H2 — ndryshimi i trajektores

Verdikti: H2 nuk merr mbështetje të mjaftueshme si efekt i përgjithshëm. Testi formal mbetet i njëjti event-study i ngrirë: asnjë nga pesë rezultatet me kampion të mjaftueshëm nuk kalon BH-FDR 5% për profilin post ose kontrastin post–pre. Integrimi i prokurimeve nuk ndryshon artificialisht koeficientët; ai verifikon ekspozimin. Të gjitha episodet CORE kanë punë publike të akorduara gjatë episodit: 29/29 për bizneset, 16/16 për treguesit e lejeve, 11/11 për pagat dhe 5/5 për të ardhurat vendore.

RezultatiGp prep postq postBreak post–prep break
Biznese aktive290.3750.0670.169-0.0550.104
Numri i lejeve160.8580.0270.1350.5300.198
Sipërfaqja e lejeve160.2370.5550.625-0.5350.567
Vlera reale e lejeve160.8550.6250.625-0.5070.360
Paga110.8790.2030.339-0.0170.494

Numri i lejeve mbetet sinjali më interesant para FDR, por është shumë i ndjeshëm ndaj Krujës, matjes territoriale dhe placebo-s së kohëzimit. Prokurimet e forcojnë vlefshmërinë e matjes së episodit, jo pretendimin shkakësor: data e tenderit nuk është domosdoshmërisht data e përfundimit fizik ose e hyrjes së shërbimit në funksion.

Analiza plotësuese L1/L1–L3

Numri i lejeve ruan asociacionin e vonuar pozitiv (L1 β=0.0376, p=0.0112; L1–L3 Σβ=0.0635, p≈0.0009, q≈0.0071), por ky rezultat mbetet plotësues dhe nuk përdoret si testi formal i H2.

D.3 Ura PK1 → PK2

PK1 dhe PK2 testojnë dy hallka të ndryshme: nëse investimi shkon drejt nevojës dhe nëse ekspozimi ndaj investimit pasohet nga një ndryshim i dallueshëm i trajektores. Rezultatet tregojnë se alokimi dhe shndërrimi në rezultat nuk mund të trajtohen si i njëjti proces empirik.

Shkarko dataset-et PK1/PK2