{"sheet":"Leximi_FINAL_PK2","rows":[["PK2/H2 – Leximi final i bazuar te bashkitë",null,null,null,null,null],["Ky është përfundimi substantiv; testet kombëtare përdoren për të kontrolluar, jo për të zëvendësuar atë që shihet në bashkitë.",null,null,null,null,null],[null,null,null,null,null,null],["Niveli","Gjetja","Çfarë tregon","Çfarë nuk tregon","Implikimi për KTIP","Statusi"],["Bizneset","23/29 bashki kanë më pak biznese në numër absolut pas episodit; 17/29 kanë më shumë biznese për 1,000 banorë; vetëm 6/29 tejkalojnë benchmark-un kombëtar.","Në shumë territore investimi përkon më shumë me stabilizim/frenim të rënies sesa me zgjerim absolut të bazës së bizneseve. Rënia e popullsisë është thelbësore për leximin.","Nuk mund të thuhet se investimi krijoi rritje të përgjithshme të biznesit.","Vlerësimi duhet të ndajë objektivin “më shumë aktivitet absolut” nga “ruajtja e aktivitetit për banor” në territore që tkurren.","HETEROGJEN / JO EFEKT I PËRGJITHSHËM"],["Lejet – numri","8/16 rriten dhe 8/16 bien në numër absolut. Rritjet e mëdha shpesh vijnë nga baza shumë të ulëta; pa 6 rastet <5 leje/vit, mediana për 1,000 banorë është rreth -0.7%.","Nuk ka një reagim tipik të lejeve që përfaqëson të gjitha bashkitë.","Koeficienti pozitiv kombëtar nuk duhet përkthyer në “çdo bashki pati më shumë leje”.","Rezultatet duhen monitoruar në nivel projekti/bashkie dhe me bazën fillestare të shënuar.","I PËRZIER"],["Lejet – intensiteti","Mediana e sipërfaqes së lejuar është -5.5% dhe e vlerës reale -27.3%. Kruja, p.sh., rrit numrin e lejeve shumë fort, por sipërfaqja rritet pak dhe vlera reale bie lehtë.","Numri i lejeve mund të ndryshojë për shkak të madhësisë/përbërjes së projekteve, jo vetëm volumit të investimit privat.","Më shumë leje nuk është sinonim i më shumë zhvillimit ndërtimor.","KTIP duhet të lidhë output-in administrativ (lejen) me sipërfaqen, vlerën, përfundimin dhe përdorimin e investimit privat.","NUK KONFIRMON ZGJERIM TË PËRGJITHSHËM"],["Pagat","11/11 bashki kanë rritje nominale; vetëm 3/11 tejkalojnë benchmark-un kombëtar.","Rritja e pagave pas episodit është reale si fakt përshkrues, por në shumicën e rasteve është më e dobët se lëvizja e përgjithshme e viteve përkatëse.","Nuk mund t’i atribuohet investimit rritja nominale e pagave.","Duhet krahasuar me trendin kombëtar/sektorial dhe, kur të jetë e mundur, me paga reale.","RRITJE, POR JO SPECIFIKE"],["Të ardhurat e veta","Vetëm 5 bashki kanë 2+2 të krahasueshme; 3 rriten dhe 2 bien, por 0/5 tejkalojnë benchmark-un kombëtar.","Kapja fiskale e çdo përfitimi ekonomik është e paqartë dhe kampioni është shumë i vogël.","Mungesa e reagimit fiskal nuk provon mungesë përfitimi ekonomik.","KTIP duhet të kontrollojë hallkat midis aktivitetit, regjistrimit, bazës tatimore dhe mbledhjes së të ardhurave.","EVIDENCË E PAMJAFTUESHME"],["PK2/H2","Nuk del një model i vetëm kombëtar: ka rritje, stabilizim, frenim rënieje dhe përkeqësim sipas bashkisë dhe treguesit.","Përgjigjja e saktë e PK2 është heterogjene dhe duhet dhënë me profile bashkiake, pastaj me përmbledhje kombëtare.","Nuk ka bazë për pretendimin se ekspozimi ndaj investimit ndryshoi në mënyrë uniforme trajektoren ekonomike të bashkive.","Vlerësimi ex post duhet të jetë pjesë e detyrueshme e ciklit të investimit: baseline, objektiv, tregues rezultati, kohëzimi i hyrjes në funksion dhe matje pasuese.","H2 NUK MBËSHTETET SI EFEKT I PËRGJITHSHËM; KA MODELE LOKALE TË NDRYSHME"]]}